Si do të duket Adelina në klipin e ri?! (Foto)

By

Këngëtarja Adelina Berisha së fundmi erdhi me ‘I got this’ por që në 2016-të premton më shumë falë edhe kontratës së re që ka nënshkruar.

Adelina është bërë bashkë me labelin ‘On Records’ dhe produkti i parë që mban firmën e tyre pritet të publikohet brenda pak ditësh.

“Erën e saj” mban emrin kënga e cila vjen në bashkëpunim me Robb Daddyn. Xhirimet e klipit janë bërë në Prizren dhe nga tashmë janë zbuluar dy skena.

Në fotografitë e mëposhtme mund ta shihni Adelinën e cila duket mëse në formë.

robi adelina Adelina Berisha

Artikuj të ngjashëm