Pas një pauze relativisht të gjatë duket se Nora Istrefi ka vendosur të rikthehet me një prurje të re për tregun tonë muzikor.
Ajo ditën e djeshme u pa në qytetin e Shkupit teksa bëhej gati për xhirimet e klipit të ri.
Versioni audio i këngës veçse është i përfunduar andaj nevojitet vetëm përfundimi i klipit dhe gjithçka do të jetë gati për publikun.
Sipas këtyre fotografive Nora shfaqet në super formë duke shkëlqyer si kurrë më parë fakt i cili bën edhe më kurioz të gjithë se si do të jetë performanca e saj në këtë klip.
Sidoqoftë kanë mbetur vetëm disa ditë deri në finalizimin e përgjithshëm të këtij produkti andaj edhe pritja më nuk do të jetë problem për askënd. /Prive.al/