Në prag të debutimit, Enca ndryshon…

By

Këngëtarja Enca Haxhia në pak vite karrierë intenzive në trojet shqiptare ka arritur pothuajse gjithë qëllimet.

E suksesshme, me shumë fansa e hite që dëgjohen përtej një tre mujori e kanë shoqëruar artisten e re në moshë në këtë udhëtim të bukur.

Por, në tentim për të korrur sukses ndërkombëtar, hapi i madh u shënua së fundmi kur edhe u nënshkrua kontrata me Universal Music në Zvicër.

E pak kohë përpëra debutimit me ‘Love On My Body’, Enca ka marrë një vendim.

Ajo ka ndryshuar emrin në llogarinë në Instagram tek e cila numëron mbi një milion ndjekës.

Nga tani e tutje, Enca do gjendet me emrin ‘enca’ dhe pa mbiemrin ‘haxhia’ mbase në tentim për të qenë sa më e thjeshtë dhe e kuptueshme edhe për ndjekësit jo shqipfolës. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm