Është një imazh i reperit Big Basta me Lianin të birin e tij, që e dëshmon se sa shumë ngjajnë me njëri tjetrin ata të dy.
Bashkëshorti i këngëtares Vesa Luma, ka pozuar me Lianin në një kolltuk babagjyshi në Zelandën e Re ku ata edhe janë zhvendosur për të jetuar, dhe ngjashmëria në mes tyre është e hatashme.
Pasi kaluan ca kohë larg njëri tjetrit, baba e bir janë të lumtur që u bashkuan sërish, ndërsa ky imazh e tregon qartë harmoninë në familjen e tyre të vogël.
“Si babai, si i biri”, ka shkruar reperi në profilin e tij në Instagram, në një fotografi me Lianin. /Prive.al