Burri mund t’ia marr gjysmën e pasurisë Adeles dhe ja pse

By

Bashkëshorti i Adelës, Simon Konecki, mund të marrë gjysmën e pasurisë së saj prej 150 milionë funte pasi çifti është ndarë fshehurazi vitin e kaluar.

Dokumentet tregojnë se Adele gjithashtu shiti shtëpinë e tyre tre milionë në vitin e kaluar dhe transferoi një pronë në emrin e Simonit, shkruan TheSun.

Çifti nuk ka nënshkruar ndonjë marrëveshje para ndarjes, edhe pse ata u ndanë fshehurazi..

Adele e Simon kanë një djalë gjashtë vjeçar me emrin Angelo, ata u martuan fshehurazi më 2016 pas pesë vjet takimi, por miqtë e tyre thanë se jeta e tyre ka marrë kahje të ndryshme.

Adele ende ka një rezidencë prej 7.3 milionë funtash në Beverly Hills, LA, dhe një shtëpi banimi prej 7.4 milionë funtash në Kensington, në qendër të Londrës, gjithashtu ka një banesë 1.5 milionë funte në jug-perëndim të Londrës.

Artikuj të ngjashëm