‘Si ai’ e Taynës shtrihet globalisht, e para në Greqi

By

Ishte paraparë të jetë projekti i parë i saj në një kapitull të ri të karrierës.

‘Si ai’ i Taynës i solli këngëtares shumë telashe.

Kënga u fshi nga të gjitha platformat, deri u gjet një pajtueshmëri me menaxhmentin paraprak për të vazhduar tutje pa bllokada.

E fakti që kënga nuk ishte në rrjete për javë të tëra nuk e ka penguar aspak.

Ajo është bërë virale në nivel kontinenti, duke kaluar kufijtë shqiptarë.

‘Si ai’ është duke u dëgjuar e postuar nga e gjithë bota, veçanërisht në rrjetin social TikTok.

Kjo i ka dhënë shtytje projektit edhe në të tjera platforma me shumë rëndësi si Spotify.

Në Zvicër kënga është e listuar e treta kurse në Greqi, besoni ose jo, e para.

Ky duket të jetë vetëm fillimi i rrugëtimit të këtij projekti që me shumë gjasë, në pak javë, do mund ta themi me plot gojën që është hit ndërkombëtar. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm