DJ Regard nga Ferizaj zë vendin e 11-të në toplistën britanike (VIDEO)

By

Sukseset e DJ Regard me bazë në Ferizaj, nuk kanë të ndalur.

Pas radhitjes në pozitën e 21-të në top listën Dance/Elektronic Songs në Billboard Dance, artisti është radhitur në numrin 11 në UK Official Top 40.

DJ nga Ferizaj, emri i vërtetë i të cilit është Dardan Aliu, radhitet shumë pozita para DJ Snake i cili është ndërkombëtarisht i njohur për meloditë e tij, ndërsa menaxheri i Regard, Hajriz Bajrami, pati thënë për Prive se Regard ka pranuar disa oferta nga kompani internacionale për bashkëpunime me emra të njohur./Prive.al

Artikuj të ngjashëm