Shyhreti shkëlqen në ahengun e fundit

By

Mori vëmendjen e opinionit publik duke u shndërruar në kryefjalë për ditë të tëra rresht me martesën e djalit, Kushtrimit pak javë më parë.

Por, Shyhrete Behlulit nuk i janë ndarë ahengjet, kësaj rradhe në rolin e mysafires.

Në një prej fotove të fundit të postuara nga vetë këngëtarja në rrjetin social Instagram, ajo shihet duke shkëlqyer me plot kuptimin e fjalës përkrah vajzës së vogël, Engjëllushes.

Ndryshe, nga Shyhretja në planin profesional së shpejti priten edhe projekte të reja. 

Pak ditë më parë, Behluli u pa ne takim pune me Afrim Muqiqin gjë që ka ngritur pikëpyetje për ndonjë bashkim eventual forcash në muzikë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm