Mori vëmendjen e opinionit publik duke u shndërruar në kryefjalë për ditë të tëra rresht me martesën e djalit, Kushtrimit pak javë më parë.
Por, Shyhrete Behlulit nuk i janë ndarë ahengjet, kësaj rradhe në rolin e mysafires.
Në një prej fotove të fundit të postuara nga vetë këngëtarja në rrjetin social Instagram, ajo shihet duke shkëlqyer me plot kuptimin e fjalës përkrah vajzës së vogël, Engjëllushes.
Ndryshe, nga Shyhretja në planin profesional së shpejti priten edhe projekte të reja.
Pak ditë më parë, Behluli u pa ne takim pune me Afrim Muqiqin gjë që ka ngritur pikëpyetje për ndonjë bashkim eventual forcash në muzikë. /Prive.al/