Shyhrete Behluli publikon fotografi gjatë vaksinimit Anti-COVID

By

Këngëtarja Shyhrete Behluli ka qenë e radhës që ka marrë sot dozën e parë të vaksinës.

Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale ku ka postuar një fotografi gjatë procesit në qendrën më të madhe të vaksinimit – atë në sallën “1 tetori”.

“E heka gajle” – është shprehur këngëtarja me doza të humorit.

Duke qenë se udhëton shpesh shkaku i punës, definitivisht mund të themi që e ka “hequr gajle” pjesërisht, deri në marrjen e dozës së dytë që do t’ia lehtësojë udhëtimin, veçanërisht në shtetet europiane të cilat e kanë ashpërsuar hyrjen në territoret respektive shkaku i betejës me pandeminë që ende s’ka mbaruar.

SHËNIM REDAKSIONAL: Nëse jeni në grupet prioritare (sipas moshës apo profesionit në listën e Ministrisë së Shëndetësisë) mund të aplikoni për vaksinim në platformën e-Kosova. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm