Fillojnë xhirimet e filmit “IIIyricvm” me pjesmarrje të shumë aktorëve kosovarë

By

Në Bosnje e Hercegovinë kanë filluar xhirimet e filmit “Illyrcvm”, me skenar dhe regji të regjisorit të njohur kroat Simon Bogojeviç Narath.

Këtë e ka bërë të ditur aktori i njohur shqiptar, Fatmir Spahiu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur të ju njoftoj që në Bosnjë e Hercegovinë ka filluar të xhirohet filmi i metrazhit te gjate “Illyrcvm” me skenar dhe regji te regjisorit te njohur kroat Simon Bogojević Narath.

Me pjesemarrje shume aktorve te njohur kosovar,

Ylber Bardhi, Labeat Bytyçi, Ilir Prapashtica,

Dukagjin Podrimaj, Kushtrim Hoxha, Armend Smajli, Lulzim Bucolli, Bujar Ahmeti, Rina Krasniqi, Ali Demi, Gani Morina, Selman Lokaj,

Vlene te thuhet qe ky eshte prodhimi i pare kinematografik ku personifikohen Iliret.

Filmi eshte bashkeprodhim ne mes te Kroacise (Kinorama) Kosoves (Buka) Italise (LaSarraz) BiH (Pro.ba) dhe Sllovenise (Forum Ljubljana)
Filmi do te xhirohet edhe ne Itali dhe Kroaci.

Filmi është përkrahur nga;

Qendra Kinematografike e Kosovës,

Hrvatski Audiovizuelni Centar,

Slovenski Filmski Centar

FRIULI-VENEZIA GIULIA REGIONAL FUND

VIBA FILM

Euroimages

Etj.

dhe,

Komuna e Prishtinës,

Si dhe nga kompani te njohura duke shfrytëzuar ligjin per sponzorizime”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm