Në ditëlindjen e tretë, Ajkës i bëhet ‘dhurata’ përrallore

By

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj pas publikimit të projekteve muzikore dhe linjës së saj të produkteve “Silabel” ka ndarë kohë për pushime.

Por, Xhensila nuk ia ka mësyrë bregdetit siç ndodh rëndom këto kohë.

Ajo bashkë me Besin dhe vajzën, Ajkën ka marrë rrugë drejt një destinacioni përrallor që do t’i krijojë kujtimet më të bukura të fëmijërisë për Ajkën.

Familja janë në Paris, në Disneyland.

Kjo është dhurata e çiftit për ditëlindjen e tretë të vajzës!

Një super-ide, sidomos kur Ajka tashmë është mjaftueshëm e rritur sa për të mbajtur në mend gjithçka nga ky udhëtim. /prive.al

Artikuj të ngjashëm