Shuplaka që i dha kolegut të tij mund t’i kushtojë Will Smith edhe me divorc!

By

Një nga skandalet më të mëdha në historinë e argëtimit mund të përfundojë me divorcin e dy protagonistëve të tij, Will Smith dhe Jada Pinkett, të cilët mesa duket pas episodit të komentuar mbarë botëror të ndodhur gjatë Oscars 2022 do të ishin në pikën më të ulët të marrëdhënies së tyre.

Raportet e fundit nga disa tabloide argëtuese pohojnë se marrëdhënia mes çiftit Smith-Pinkett ishte thyer tashmë prej disa kohësh, por tashmë me pasojat e shuplakës së Will ndaj Chris Rock në Academy Awards gjithçka është përkeqësuar.

Sipas versionit në Mbretërinë e Bashkuar të OK! qëndrimet e Pinkett-it disa ditë pas shuplakës dhe fyerjeve të Smith ndaj Rock-ut nuk i kanë pëlqyer yllit të Bad Boys.

Fillimisht, Pinkett theu heshtjen e saj pas momentit të tensionuar në Oscar dhe me një mesazh në rrjetet sociale iu referua një “stine shërimi”, megjithëse më e keqja erdhi kur aktorja gjithashtu siguroi se reagimi i të shoqit ndaj Rock-ut ishte një shpërthim dhe se ajo nuk i kërkoi ta mbronte.

Me pak fjalë, një lidhje që prej vitesh ka kaluar ulje-ngritje (duke përfshirë një lidhje jashtëmartesore të Pinkett me reperin August Alsina) mund të jetë duke arritur kufirin e saj përpara pikës përfundimtare, divorcit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm