‘Shumë pis’ shumë i klikuar (Video)

By

Në orët e para të së dielës është publikuar bashkëpunimi më i përfolur i momentit, Era Istrefi dhe Ledri Vula.

Ky projekt muzikor i punuar nga Big Bang Beats që mban emrin ‘Shumë pis’ ka arritur një pëlqyeshmëri të madhe në diskografinë shqiptare.

Për vetëm 12 orë kanë regjistruar afro gjysmë milion shikimesh teksa brenda 30 orëve ata kanë thyer rekord jo vetëm shqiptar.

‘Shumë pis’ është kënga e parë në Ballkan që ka regjistruar 1 milion e 200 mijë klikimeve për brenda 30 orëve, por që akoma nuk është bërë verifikimi në YouTube pasiqë  ato shtohen gradualisht.

Këtë lajm të ditur e ka bërë kompania që ka publikuar këtë klip në YouTube.

Bashkëpunimi i Erës me Ledrin duket të jetë një ndër më të pëlqyerit për sezonin e nxehtë. Me këtë këngë Era ka shënuar me shumë sukses duetin e parë në karrierë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm