Shuhet Bahri Çela, dirigjenti i parë nga Kosova

By

Bahri Çela ka vdekur në moshën 77 vjeçare.

Ai konsiderohet dirigjenti i parë kosovar, shkruan Klan Kosova.

Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Kreshnik Çela në rrjetin social Facebook.

Dirigjenti i parë kosovar, që ishte edhe kompozitor dhe profesor, kishte vite që jetonte në Londër.

Ai ishte edhe njëri nga themeluesit e Filharmonisë së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm