Shthurja e Babastars: Si po e zënë gjithmonë ‘hallakamat’ Getin jashtë?

By

Tashmë dihet haptazi! ‘Sekreti’ publik i përçarjes së grupit Babastars doli hapur kur u larguan tre prej emrave kryesorë.

Më me grupin nuk identifikohet Agon Amiga teksa Cozman dhe Skivi në reagime publike i dhanë lamtumirën këtë fundjavë grupit.

Por, është një gjë e cila po përsëritet në krizat e një prej label-ave më të famshëm shqiptar që shtatë vite pas themelimit, zyrtarisht është gati i shpërbërë tashmë.

Në gjithë këtë hallakamë, kur madje po përmendet edhe shuarja e biznesit në dokumenta (gjë të cilën e paralajmëroi sot Skivi), Geti nuk është në rrjedha.

Ai që njihet si lider i grupit e që në fakt do duhej të merrte përgjegjësinë kryesore është në një prej udhëtimeve të shpeshta me gruan, kësaj radhe në Las Vegas.

(lajmi vijon nën foto)

View this post on Instagram

01.01. 2019

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

Geti nuk ka preferuar të thotë as edhe një fjalë të vetme për largimet.

Njejtë pati vepruar edhe kohë më parë kur një prej artistëve të BS, Cozman ishte përfshirë në një përleshje me armë në zemër të Prishtinës me Noizyn. Teksa Cozy dhe Skivi ishin mes plumbave, Geti atëbotë i pashqetësuar shijonte pushimet në Maldive, po me Marinën e s’tha kurrë një fjalë të vetme për incidentin.

(lajmi vijon nën foto)

View this post on Instagram

🌎

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

Jo zyrtarisht, mësohet se një prej shkaqeve kryesore që çoi në shthurjen e grupit ishte kompaktësia e humbur pas largimit të Getit në Tiranë me ç’rast shkëputi lidhjet e përditshme me pjesën tjetër të grupit, të cilët me kohën mbyllën edhe studion dhe u detyruan që të ndjekin rrugë individuale secili, për mbijetesë në tregun muzikor.

Nga Geti e poshtë, me përjashtim të Majkit, krizat në Babastars i kanë kushtuar të gjithë djemve në krijimtarinë muzikore. Ka kohë prej kur hite të pakontestueshme janë prodhuar nga reperët e grupit, gjithmonë përjashto Majkin i cili karrierën e ka menaxhuar në mënyrë të jashtëzakonshme, vetëm. Se si do rrjedhin gjërat tashmë  kur ndarja është finalizuar,mbetet të shihet.

A do mendoni që Skivi, Cozman e Amiga do mund të kthehen në skenë fuqishëm si në kohërat e arta? Na thoni mendimin tuaj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm