Shtëpia milionëshe e Kim e Kanye West në rrezik nga zjarret

By

Shtëpia milionëshe e Kim Kardashian dhe reperit Kanye West, është në rrezik që të digjet e tëra.

Sipas revistës amerikane TMZ, zjarri e ka arritur shtëpinë e familjes së pasur në Calabasas dhe ata mbrëmë janë evakuuar.

Ndërsa zjarri ende nuk e ka arritur shtëpinë e dyshes së famshme, megjithatë shumë shpejtë edhe vila e tyre milionëshe mund të përfshihet nga zjarret.

Po ashtu edhe motra e Kim, Kourtney është evakuuar nga shtëpia e saj në Calabasas.

Derisa njerku i Kim, tani e njohur si grua me emrin Caitlyn Jenner e ka humbur shtëpinë e saj nga zjarret e egra që kanë përfshirë Kaliforninë. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm