Shtatzënia e Teutës, arsyeja e anulimit të shfaqjes ‘Gishti’ ?!

By

Në një ambient ku kultura e frekuentimit të teatrit fatkeqsisht po mungon, shfaqja ‘Gishti’ arriti të thyej rekorde të shikueshmërisë.

Një fluks i madh i shikuesve vërshuan në teatre kudo ku shfaqej kjo shfaqje. Madje në Gjilan, turma e madhe e njerëzve i theu edhe dyert e hyrjes në tentim për t’u futur brenda.

Por gjithë ky hov, me gjasë do ndërpritet jo për faktorë klasik si mungesa e fondeve por për shkak të një ngjarjeje tjetër.

Shtatzënia e aktores Teuta Krasniqi, për të cilën raportoi Prive disa javë më parë është arsyeja e pauzimit të luajtjes në teatër të kësaj shfaqjeje. Këtë ka arritur ta mësoj Prive nga burime tejet të sigurta pranë ekipit.

Aktorja me gjasë për t’u siguruar se çdo gjë do i ec mirë në muajt e parë të pritjes së ëmbël tash e një kohë ka reduktuar paraqitjet në opinion madje edhe duke mos postuar foto në rrjetet sociale.

Kujtojmë se në dy rolet kryesore dhe të vetme të dramës luajnë Irena Cahani dhe Teuta Krasniqi. Shfaqja trajton një temë të ndjeshme të popullit kosovar – të zhdukurit e luftës gjatë luftës së viteve ’98-99. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm