Ledri Vula dhe Sara Hoxha ditët që lamë pas shijuan pushime përrallore në Maldive të cilat më pas i vazhduan në njëtjetër destinacion mahnitës, Dubain e Emirateve të Bashkuara Arabe.
E duket se pushimet kanë bërë që linjat e fizikut të ndryshojnë pak për bukuroshen.
Nëse mendoni se kjo lidhet me ndonjë shtatzëni të mundshme, gaboheni! Vetë Sara ka vendosur që të shuajë dilemat.
Në InstaStory, bukuroshja ka treguar se ‘bebja’ në bark është ushqim.
Pak kilogramë më shumë sigurisht se ja vlejnë në këto ditë Janari. Vera është ende larg bashkë me kohën në dispozicion për t’i rikthyer linjat. /Prive.al