Shtatë muaj pas lindjes, Rihanna na njofton me djalin!

By

Këngëtarja e famshme Rihanna u ka dhënë fansave pamjen të parë të djalit të saj, shtatë muaj pas lindjes.

Të shtunën në mëngjes, 34-vjeçarja ndau një video të djalit në llogarinë e saj në TikTok.

“Të provosh të marrësh telefonin e mamasë?”, shkroi me shaka këngëtarja krahas videos së publikuar.

Postimi i saj vjen pas raportimeve se superylli tashmë po mendon të ketë një tjetër fëmijë me të dashurin e saj, reperin ASAP.

“Rihanna dhe A$AP janë shumë të dashuruar dhe kalojnë kohën më të mirë së bashku”, tha burimi për ET, muajin e kaluar. Ata janë gjithashtu një ekip i mrekullueshëm kur bëhet fjalë për të qenë prindër të djalit të tyre.

“Ajo do të donte të kishte më shumë fëmijë me A$AP në të ardhmen”, tha burimi.

Artikuj të ngjashëm