Shqiptarja Nensi Dojaka fiton një nga çmimet më prestigjioze në industrinë e modës

By

Dizejnatorja shqipare Nensi Dojaka ka arritur një hap të jashtëzakonshëm në karrierën esaj.

Ajo ka fituar çmimin prestigjioz “LVMH”për dizejnatorën e rinj, mes nëntë finalistëve nga e gjithë bota.

Çmimi LVMH është i hapur për stilistë nën moshën 40 vjeç të cilët kanë paraqitur dhe shitur të paktën dy koleksione të veshjeve të gatshme për gra, burra ose unisex.

Vlera e tij në para është 300,000 dollarë dhe një vit “mentorship” por më shumë se kaq, ai shërben si një vulë për të fortifikuar pozitën në industrinë e modës duke hapur dyert për punë me kompanitë më prestigjioze.

Dojaka që shquhet për simetrinë në kreacionet e saj ka veshur një varg emrash të njohur, deri tek Bella Hadid. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm