Shqiptarja Ava Max, në top 10-të të Billboard me këngën e saj super hit

By

Kënga që në botë e bëri të famshme, tani ka arritur një tjetër sukses.

Këngëtarja shqiptare Ava Max me këngën e saj super hit “Sweet But Psycho”, ka arritur të hyjë në top 10-tëshe të top listës së famshme të Billboard “Top 100”.

Zyrtarisht kënga tani është në 10-të këngët më të dëgjuara në botë ndërsa “Sweet But Psycho”, vazhdimisht ka pasur rritje në dëgjueshmëri.

Kjo këngë është hit masiv në platformat streaming në botë, ndërsa po vazhdon të ketë rritje konstante.

Ajo është shqiptare e lindur në Wisconsin të Shteteve të Bashkuara, dhe nofkën e ka Ava Max.

Kënga e saj po ashtu ka qenë numër një në Suedi e Finlandë dhe në Norvegji, ndërsa ka zënë vendin e tetë në top listat Irlandeze.

Ajo ka marrë më shumë se 98 milionë klikime në Spotify në mbarë botën, ndërsa në Youtube mbi 329 milionë deri më tani.

Emri i saj i vërtetëështë Amanda Ava Koci, ndërsa është shqiptare e rritur në SHBA, e Max qëndron tek emri i saj si nofkë.

 

Artikuj të ngjashëm