Shqipe Hysenaj nuk do t’i mungojë ekranit.
Fill pas mbarimit të programit ‘Pa filtra’ ku ishte pjesë e jurisë, asaj i është besuar një tjetër pozicion i rëndësishëm.
Hysenaj do jetë një nga opinionistet e Big Brother FunClub, krah gazetarit Ronaldo Sharka që do e ketë vitin e dytë në këtë rol.
Shqipja pason Ina Kollçakun në programin që do të moderohet nga Heidi Baci.
Eksperienca vjen pas 104 ditëve në sezonin e dytë të BBVK, aty ku Shqipja doli finaliste dhe një ndër personazhet më të pëlqyera.
Shumë suksese në rolin e ri Shqipe. E dimë që do e çash! /Prive.al