Fshati Greçalli në Fier është tronditur sot nga një ngjarje horror, ku një i mitur vetëm 8 vjeç është vrarë dhe më pas është groposur në banesën e fqinjit të tij 38-vjeçar, Klodian Çalamani.
Sipas Dosja.al ky i fundit ishte dënuar edhe më parë për një gjë të ngjashm, bashkë me mikun e tij Florian Vasiu. Të dy, në vitin 2012 morën peng dhe torturuan për 20 minuta një fqinje në moshë të mitur, vetëm 16 vjeç, e cila ishte ankuar tek i dashuri i saj se Vasiu e ngacmonte.
Floriani dhe Klodiani planifikuan ndëshkimin e fqinjës së tyre të mitur, duke e kërcënuar se do ta prisnin me thikë në gjoks, ndërkohë që e kanë rrahur keq gjatë kohës që e mbanin peng. Për ngjarjen e ndodhur, nga e cila e adoleshentja mundi që të shpëtonte paq, dy të rinjtë u dënuan nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim.
Në lidhje me rastin ka reaguar Noizy me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram.
Ai shkruan se është pro dënimit me vrasje për të dy keqbërësit. Gjithashtu, e cek në postimin e tij se për këtë ia vlen edhe vonimi i anëtarësimit të Shqipërisë në Evropë. /Prive.al