Emra shumë të mëdhenj të botës së artit e politikës kanë dalë në kopertinën e kësaj reviste.
Dhe tani në revistën e famshme GQ apo Gentlemen’s Quarterly ka vend edhe një emër shqiptar dhe ai është Labinot Gashi apo i njohur botërisht vetëm si Gashi.
Reperi me prejardhje nga Kosova, ka dalë në kopertinën digjitale të kësaj reviste të përmuajshme në numrin e shtatorit.
“Është sezoni i Gashit. Ngritja e një senzacioni global”, janë fjalët që kjo revistë ka zgjedhur që të përshkruajë artistin me prejardhje shqiptare.
GQ Magazine është një revistë internacionale e bazuar në New York City dhe e themeluar që në vitin 1931. Publikimi i saj fokusohet në modë, stil dhe kulturën për burra, përmes artikujve për ushqimin, filmave, fitnesin, seksin, muzikën e sportin dhe librat e teknologjinë. /Prive.al