Gold AG rrëfen historinë me Noizyn! (VIDEO)

By

Në botën e këngëtarëve e sidomos në atë të stilit rep ndërkombëtar, janë të njohur skandalet e tyre që shpesh dinë të përfundojn me fatalitet.

Tek ne ende një i tillë nuk ka ndodhur, por për disa të rrahura, fjalë të rënda në intervista, dhe gjeste shokuese kemi pas pothuajse cdo vitë. Njëri ndër reperët e përfshirë në secilën mesele pothuajse është Noizy.

E këtë vitë mbarë për kësi lloj ngjarje e nisën Noizy dhe Gold Ag, që dikur egzistone një miqësi kokë për koke mes tyre, por tani është gjithcka e shkuar.

Gjithë kjo nisi në momentin kur u publikua kënga e Noizyt “Ju njoh mirë” ku kishte edhe rreshtin që ngjalli gjithë këtë gjë në mes Noizyt dhe Gold Ag “Ku jan hup krejt rreperat me b**e, Prej rrepit u bon popullore”.

Kjo mjaftoi që mediat menjëherë të aludojnë për një diss të mundshëm kundrejt Gold Ag, i cili më pas ja ktheu me një këngë tjetër fillim e mbarim Noizyt!

Kjo është vetëm ngjarja e fundit mes reperëve, e asnjëherë nuk e kuptuam historinë interesante të takimit dhe njoftimit të këtyre

Për Prive, reperi Gold AG tregoi versionin e plotë të ngjarjes. Ai foli për takimin e parë, problemet mes OTR dhe Babastars e madje edhe për përshtypjet e fansave të TBA.

Mes tjerash, Ariani u prononcua për herë të parë edhe për takimin mes dy reperëve pas publikimit të ‘Ju njoh mir’ në premierën e filmit ‘Frauen’.

Ne kontaktuam edhe Noizyn për çështjen që s’preferoi koment përkundër se në një status në Facebook u tregua vullnetar për një gjë të tillë.

Materiali i mëposhtëm ju sjell komplet kronologjinë e ngjarjes dhe rrëfimin e Goldit.

Artikuj të ngjashëm