Një nga konkurrentet më të përfolura të “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj është gati për një kapitull të ri televiziv.
Qëkur doli nga emisioni i dashurisë, ajo ishte prezente sërish në ekranet tona si e ftuar në formate të ndryshme.
Por, ajo tanimë po nis një rrugëtim të ri televiziv në Top Channel.
Shqipja do të jetë pranë autorit dhe moderatorit Luan Aliu në emisionin “N’Shtëpi t’Re”, i cili jepet çdo të shtunë në orën 15:30.
“Jam e lumtur që do udhëtojmë bashkë në botën e mrekullive”, ka shrkuar Shqipja në një postim ku është etiketuar nga Aliu. /Prive.al