Shqipe Hysenaj pjesë e “Big Brother VIP”?

By

Tashmë është bërë i ditur lajmi se shtëpia më e famshme e Shqipërisë së shpejti do të rihapë dyert për banorët e saj.

Por këtë radhë ka një ndryshim, aspak te vogël… ata janë te gjithë PERSONAZHE VIP.

Ne udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar, larg luksit, larg komoditeteve të jetës së përditshme.

Së fundmi, në media po qarkullon lajmi se Shqipe Hysenaj do të jetë pjesë e këtij formati. Por një gjë të tillë ajo e ka mohuar.

E pyetur nëse raportimi është i vërtetë, ajo është përgjigjur me një postim në Instagram se është thjesht, “Thashethem për lajme”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm