Fillimi i muajit Shtator mori nga jeta grimeren e njohur Liberta Selaci.
Ajo u nda parakohshëm nga kjo botë duke tronditur të gjithë opinionin që e njohën për talentin e saj të papërsëritshëm dhe sukseset e shpejta dhe të mëdha si sipërmarrëse në moshë krejt të re.
Por, janë punët ato që vazhdojnë, përtej largimit fizik të parakohshëm të Libertës.
Ëndrra e saj të cilën e nisi dhe e ndërtoi në vetëm pak vite do të shtyhet përpara, kjo falë Blondinës, motrës binjake të grimeres së ndjerë.
Nga e premtja, pas një shkëputjeje afro tre mujore, studio e grimit “Liberta’s make up” i është rikthyer punës për të qenë afër mijëra klienteve që i besuan Libertës dhe stafit të saj dukjen në ditët më të rëndsishme të tyre.
Mes boshllëkut të pazëvendsueshëm dhe krenarisë për historinë e suksesit që Liberta ndërtoi, puna do të vazhdojë me po të njëjtin profesionalizëm dhe të njëjtin përkushtim, për të mbajtur lart emrin e ndërtuar.
“Liberta’s make up” ju pret me dashuri, çdo ditë në lokacionin e pandryshuar në qytetin e Vushtrrisë!
Për detaje: @libertasmakeup në Instagram