Shpërbërja e “Portokalli”: Çka po ndodh në prapaskenë?

By

Pas Xhemi Shehut dhe Salsano Rrapos, nga televizioni Top Channel është larguar dhe regjisori i “Portokallisë”
i cili me vete do marrë shumë prej aktorëve që kanë luajtur në emisionin e humorit.

Në këtë sezon të ri televiziv, figura shumë besnike pranë këtij televizioni nuk do jenë më dhe sipas burimeve,
Altin Basha ka firmosur një marrëveshje me ABC News. Me ikjen e tij, siç edhe diskutohet në media, do të
shkrihet dhe emisioni i humorit që ai drejtonte, pasi protagonistët e “Portokallisë” do e ndjekin në
televizionin e ri.

Por, ajo që ngelet e vështirë në kalimet që aktorët po bëjnë në programe të tjera televizive që mbartin një
logo tjetër nga ajo e TCH, është autenticiteti i roleve që kanë.
Kjo pasi Top Channel ka “blerë” brandimin e tyre, kanë bërë një kontratë më parë më ta dhe kjo i pengon ata
të vazhdojnë të luajnë rolet që publiku është mësuar t`i shohë, në televizione apo programe të tjera.

Artikuj të ngjashëm