Që prej ndarjes së tyre, ata janë përfolur shumë pak. Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshaj mbyllën kapitullin disa vjeçar të lidhjes në paqe me njëri-tjetrin.
Për të parin u përfolën disa lidhje kurse e dyta u stabilizua me hokeistin çek Jakub Kindl.
Por duket se sot, të paktën gjeografikisht, Shpati dhe Afërdita janë më afër se kurrë.
Këngëtari ka postuar foto teksa shijon diellin e nxehtë të Miamit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fare pak kilometra larg nga vendodhja e Afërditës që gjithashtu është në shtetin e Floridas.
Teksa modelja shihet pranë çekut Kindl në Fort Lauderdale, Shpati në imazhe është i vetëm! /PRIVE.AL/