Shpat Kasapi flet për Prive.al pas lajmit për drogë

By

Ditën e sotme u raportua në mediat maqedonase se një muaj më parë, këngëtari Shpat Kasapi është kapur e arrestuar për kokainë.

Ngjarja duket të jetë mbajtur e fshehur.

Për këtë raportim ka folur vet këngëtari dhe stafi menaxhues i tij.

Shpati i kontaktuar nga Prive.al është shprehur:

“Nuk e di se çka po qarkullon në lajme. Jam shumë mirë në Tiranë për xhirime të festave të fundvitit. Është shpifje, propagandë politike”.

Këngëtari ka tentuar ta lidhë këtë gjë me politikën pasi në lajm theksi iu dha pozitës së tij si këshilltar i Artan Grubit të BDI-së, aktualisht zëvendëskryeministër.

Menaxhmenti i tij ka shtuar për Prive.al se “Shpati është shëndosh e mirë”.

Artikuj të ngjashëm