Festivali “Mirëdita, Dobardan” po zhvillohet edhe këtë vit në pjesën e parë të tij në Beograd.
Ky organizim që ka për qëllim shkrirjen e barrierave kulturore dhe etnike mes shqiptarëve dhe serbëve në mesin e aktiviteteve ka të paraparë edhe performancën e muzikantit të njohur nga Prishtina, Shpat Deda.
Ai do të performojë sonte në Qendrën Kulturore Hebreje “Oneg Shabat”.
Shpati do të luajë një set këngësh bashkë me Visar dhe Tomor Kuçin.
“Mirëdita, Dobardan” në programin e sivjetmë ka pasur edhe panele diskutimesh, shfaqje nga regjisorë kosovarë. Si organizim, çdo vit kundërshtohet me theks të veçantë nga partitë e ekstremit të djathtë në Serbi, duke u përcjellë me protesta dhe tensione.
Në edicionin e sivjetmë, pati mes tjerash edhe alarme për bombë. /Prive.al