Shpallet fituesi: Ja kush triumfoi në ‘Your Face Sounds Familiar’

By

Është përmbyllur me fitoren e Anxhela Peristerit, aventura katërmbëdhjetë javore e spektaklit ‘Your Face Sounds Familiar’ në televizionin Klan.

Boiken Lako, pikët minimale ia dha Endri Priftit kurse ato maksimale Anxhela Peristerit. Anëtarja tjetër e jurisë, Bleona pesë pikë ia dha poashtu Endrit kurse maksimumin Rozana Radit. Era Rusi sipas votimit me zgjedhje letrash nga Çani morri pesë pikë kurse dymbëdhjetë Kastro Zizo.

Mes emrave si, Era Rusi, Kastro Zizo, Rozana Radi, Adelina Tahiri. Besnik Qaka e Endri Strefi, kur votat e jurisë u mblodhën me ato të kolegëve për njëri-tjetrin, Anxhela Peristeri ia doli të triumfoj në edicionin e parë të këtij spektakli teksa Besnik Qaka i NRG Band doli i dyti.

Në natën finale, yjet përpos që erdhën si rëndom në role të të tjerëve, në fund patën një minutazhë të ndarë edhe për performanca të krijimeve të tyre.

Ndryshe, spektakli ‘Your Face Sounds Familiar’ me patentë të Endemol dhe me Alketa Vejsiun e Vera Grabockën si producente artistike ishte një sukses më vete në vazhdën e shumë të tillëve së fundmi në televizionin Klan.

Nuk dihet nëse shikueshmëria e lartë e edicionit të parë do t’i shtyj producentët të mendojnë për një edicion të dytë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm