Shpallet dënimi për personin që tentoi të vriste Ibrahim Tatlises

By

Është dhënë gjykimi për Abdullah Uçmak, i cili plagosi këngëtarin e famshëm turk, Ibrahim Tatlises me armë në vitin 2011.

Atij u shqiptua dënimi nga Gjykata Turke me 30 vjet burg për ‘vrasje në tentativë me paramendim’, shkruan Haber Turk.

Këngëtari, i cili ka famë edhe në Greqi dhe Lindjen e Mesme u plagos rëndë gjatë një sulmi në Stamboll po atë vit, kur po largohej nga Nurol Plaza në Maslak.

Tatlises dhe shoqëruesi i tij ishin sulmuar aso kohe nga pesë persona të paidentifikuar.

Ngjarja kishte ndodhur pas daljes së tij nga zyrat e kanalit televiziv Beyaz TV pas mesnate dhe kishte qenë duke hipur në veturë kur ndodhi sulmi.

Sipas njoftimeve në media, persona të armatosur me kallashnikov u panë të largohen me veturë.

Tatlises dhe shoqëruesi i tij ishin dërguar në spital ku edhe iu nënshtruan një ndërhyrjeje kirurgjikale.

 Kaq vite u dënua dorasi që tentoi ta vrasë Ibrahim Tatlises

Artikuj të ngjashëm