Shpallen finalistët në RTSH: Shqiptarët e Kosovës favoritë?!

By

Janë shpallur në natën e dytë të Festivalit të Këngës edhe 14 emrat e këngëtarëve që kualifikohen nesër në finalen e madhe.

Nga rezultatet e derivuara prej një formule të re që kombinon vendimin e jurisë me votat online të publikut, nuk ka pasur shumë befasi kur është fjala tek emrat e kualifikuar.

Meqenëse edicioni i 55-të është ‘pushtuar’ nga emra më të njohur vetëm nga Kosova, shumica prej tyre kanë marrë dritën e gjelbërt për në finale.

Linda Halimi, Yll Limani, Flaka Krelani si disa prej favoritëve bashkë me Genc Salihun e Xuxin janë kualifikuar për mbrëmjen e nesërme krahas artistëve tjerë, gati të panjohur që kryesisht kanë dalë nga spektaklet e talentëve.

Grupi Lynx, Edea, Fabiola Agalliu dhe Agnesa Cavolli, Dilan Reka, Rezarta Smaja, Lorela, Granc Koruna, Orges Toçe dhe Xhesika Polo gjithashtu kanë kaluar fazën e jashtë kanë mbetur Neki Emra dhe Festina Mejzini.

Duke qenë se gara pritet të jetë e fortë mes artistëve me më shumë emër, që në këtë rast janë të gjithë nga Kosova, mundësitë e një përfaqësimi të dytë pas suksesit të madh me Rona Nishliun dhe ‘Suus’ janë të mëdha.

Përgjigja mbetet të kuptohet nesër në mbrëmje. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm