Duet Tayna ft. Dafina: Prive.al zbulon detajet!

By

Ditën e djeshme si protagoniste e rubrikës ’60 sekonda’ në Prive, artistja më e kërkuar e momentit, Tayna u pyet edhe për bashkëpunimet.

Meqenëse duetet i ka vetëm me meshkuj dhe së shpejti do e sjellë një të ri me Kreshën dhe Lyrical Son, Tayna u pyet se kur do të sjellë duet me një femër të estradës.

‘I vjen koha edhe asaj’ – deklaroi reperja e cila tashmë vetëm se e ka të përfunduar një bashkëpunim të tillë.

Fjala është për duetin e shumëpërfolur që Prive.al mëson se do të jetë me Dafina Zeqirin.

‘Kënga tashmë ka përfunduar në studion e Cricket dhe do jetë ritmike për këtë verë. Nuk dihet saktë ende data e publikimit sepse varet nga projektet respektive të dy artisteve por nuk do të vonojë shumë’ – ka deklaruar burimi i rezervuar për Prive.al pranë menaxhmentit të këngëtareve.

Kënga sipas të gjitha gjasave do të titullohet ‘Bye bye’ dhe pritet të jetë një hit i padiskutueshëm. Deri në publikimin e ‘Bye bye’ neve na mbetet të presim, me shpresën që jo edhe për shumë gjatë! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm