Banorja e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Shota e ka nisur ditën e sotme, me akuza pothuajse të njëjta mbi Xhulin.
Ajo e ka quajtur Xhulin “sehirbaze”, teksa në një bisedë me Lugatin ka thënë se e njëjta i ka vizituar hoxhallarët me qëllim të sigurimit të finales.
“Sikur ‘sehirbaze’ që bën ‘sehire’ krejt shtëpinë rrëmujë. Mos ka shkuar tek hoxha e na ka shkrujtë? Kjo zemra jeme, jam e bindur që ka shkuar nëpër hoxhallarë me shkrujtë veç për me shku në finale”, ka thënë Shota.
“Kjo është e rrezikshme, të bëj be në zot. Asnjë shoqe afër se ka kjo jashtë këtuhit, krejt i ka do qesi”, ka shtuar ajo.
Ndërsa, Lugati e ka lutur të ketë kujdes me tonin e zërit, në mënyrë që banorët e tjerë të mos e dëgjojnë.
View this post on Instagram