Nëse nuk e keni ditur, këngëtaret Fjolla Morina e Shkenda Dubova janë shoqe të ngushta. Dyshja frekuentojnë bashkë çdo event publik dhe përveç pjesës profesionale në të cilën janë kolege, e ndajnë edhe personalen bashkë.
Këngëtaret që janë mikesha, e duan fort njëra tjetrën dhe këtë e dëshmon më së miri dedikimi që Shkenda i ka bërë Fjollës në Instagram.
“Kam një shoqe të mirë, bujare, të thjeshtë e të guximshme si luaneshë”, ka shkruar Shkenda, duke i dhënë epitete të bukura mikes së saj. /Prive.al