Ekipi i filmit ‘Shok’ sapo ka mbërritur në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës. Në lidhje direkte, gazetari i Klan Kosova Kron Sadiku solli emocionet e para duke intervistuar dy yjet e ‘Shok’.
Andi Bajgora tregoi për ndjenjën e papërshkrueshme në ceremoninë Oscar, kurse Lumi tha se asnjëherë në jetën e tij nuk e ka menduar se do prekte Oscarin.
‘Kur e kam përmend kemi me shku në Oscar e kam mendu si hajgare’ – u shpreh ai.
Ndërkohë, drejtori i QKK-së Arben Zharku kur u pyet se a ka Kosova kapacitet edhe për filma të tjerë të këtij lloji që do arrijnë nominimin në Oscar, shprehu optimizmin duke numëruar projekte si ‘Babai’ që dëshmojnë se suksesi i ‘Shok’ nuk ishte aksidental. /prive.al/