Enca nis xhirimet e klipit të ri! (FOTO)

By

Ka kohë që e ka paralajmëruar dhe tashmë më në fund po e konkretizon si projekt.

Enca, siç mëson Prive ka nisur punët sot për fazën finale, atë të xhirimit të videoklipit.

Pak nga kjo, këngëtarja nuk ka rezistuar duke ndarë momente nga prapaskenat në Snapchat, pa precizuar qartë se për çka bëhet fjalë.

Sërish, për dukjen e saj është përkujdesur Arbër Bytyqi që nga ajo që shihet në Snapchat, e ka sjellur Encën në trendet e fundit të grimit.

Për ‘Dreq’, Enca ka kohë që ka nisur përgatitjet duke e frekuentuar edhe palestrën me ç’rast vërehet se ka rikthyer deri në një masë linjat e dikurshme.

Meqenëse ka thënë se muaji Mars do jetë momenti i publikimit të këtij projekti, presim në këto ditë që kanë mbetur që mbretëresha e Instagramit të godasë me hitin e ri. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm