Ata kanë ndarë shumë herë fushën e blertë si futbollistë të Kombëtares shqiptare, dhe nga po i njëjti qytet Kavajë.
Ndonëse tashmë luajnë në skuadra të ndryshme Andi Lila dhe Sokol Cikalleshi e kanë ruajtur miqësinë e tyre, duke ndarë edhe momente familjare bashkë
Tashmë të bërë baballarë dyshja e futbollistëve po kalojnë pushimet me familjet e tyre, dhe ka qenë Andi ai që ka ndarë një foto me mikun e tij e fëmijërisë dhe fëmijët e tyre.
Të ndodhur pranë pishinës, Andi dhe djali i tij Ayan, Sokoli me vajzën Ajna së bashku formojnë një katërshe fantastike.
Me siguri miqësinë e ngushtë që kanë bashkë, djemtë e njohur të fushës së blertë do ta kalojnë edhe tek fëmijët e tyre.
Andi Lila është i martuar me Ornelën dhe kanë dy fëmijë djalin Ayan dhe vajzën Axa, ndërsa Sokol Cikalleshi është i martuar me Kornelian dhe çifti janë prindër të një vajze 1 vjeç e gjysmë të quajtur Rajna.
Futbollistëve dhe familjeve të tyre ju urojmë pushime të këndshme. /Prive.al