Ledri tha se nuk do të bashkëpunonte me Gold AG, ky i fundit ka diçka për të thënë

By

Pak kohë më parë në prill të këtij viti, një deklaratë e Ledri Vulës për reperin Gold Ag bëri bujë në të gjitha mediat dhe rrjetet sociale.

I ftuar në emisionin” Nd’rrimi i Natës” në Klan Kosova me Alaudin Hamitin, për rubrikën “Haje ose Thuaje”, Ledri u pyet se me cilin artist nuk do të bashkëpunonte kurrë.

Ledri pa u menduar tha se kurrë nuk do të bashkëpunonte me Gold AG, duke lënë të aludohej se mes tyre mund të kishte mosmarrëveshje.

E vërteta vonon por nuk harron, i ftuar së fundmi në emisionin radiofonik “Sunshine” në radio “Prishtina”, Gold AG ka komentuar këtë deklaratë të Ledrit dhe ka hedhur mohuar aludimet se mes tyre ka një raport të keq.

Ai ka rrëfyer se me Ledrin ka folur shumë shpesh dhe madje ka rënë dakord me deklaratën e reperit të njohur.

“Thjesht nuk i përshtatet natyra me mua. Unë këndoj për diçka ai për diçka tjetër. Ai më ka folur bile gjithmonë i pari sidomos kur është ndarë nga grupi i tij. Ai nuk ka qenë lajm i keq, por i mirë, sepse Ledri ka treguar zgjedhjen e tij”, është shprehur reperi. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm