Shkurte Gashi, një rast ‘sui generis’!

By

Makthi më i madh i një artisti është pa dyshim ndonjë ftohje eventuale në mes të vlugut të koncerteve e dasmave të prenotuara muaj më parë paraprakisht.

Të shumtë janë artistët që kujdesen me të madhe në pijet, ushqimin për ta mbajtur zërin në nivel në mënyrë  që ai mos t’i tradhëtoj.

Megjithatë, asnjëra nga këto përkujdesje nuk vlen për Shkurte Gashin. Këngëtarja tregoi mbrëmë në emisionin NIN të Klan Kosova se nuk limitohet kurrë teksa ves të keq ka pirjen e duhanit.

‘Pi duhan shumë, pije me gas, pije të ftohta, nuk e kom asnjë problem, i vetmi sen që më pengon është gjumi’ – u shpreh Shkurta.

Këngëtarja e shumë hiteve tregoi mes tjerash se në mbrëmje bën ushtrime vokalesh.

Për të gjithë ju që keni rezervuar Shkurtën për ahengje, pa merak në këtë pjesë meqenëse ajo duket të jetë e ‘hekurt’. /prive.al/

Artikuj të ngjashëm