Një 22 vjeçare plagosë Vali Corleonen

By

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është plagosur Princ Valentino Corleone, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, është arrestuar një 22 vjeçare e cila dyshohet se ka gjuajtur me armë në drejtim të Corleones.

Nuk dihen motivet e incidentit.

E dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Sipas raportit të mjekut viktima P.C. (1983) Shqiptar, shtetas i Kosovës është jashtë rrezikut për jetë. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuar në lidhje me rastin është një femër Shqiptare shtetase e Kosovës viti i lindjes (2000), e cila dyshohet se ka shkrepur nga arma”.

Në vendin e ngjarjes autoritetet e rendit e kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 40 fishekë.

Artikuj të ngjashëm