Këtë javë e ftuar në emisionin NIN me Alaudin Hamitin, ishte këngëtarja Shkurte Gashi.
Ajo u rikthye në një intervistë pas herës së parë që është bërë nënë. Këtë periudhë këngëtarja zgjodhi ta kalonte larg rrjeteve sociale dhe vëmendjes mediatike.
Këngëtarja rrëfeu gjithcka nga jeta e saj profesionale deri tek ajo personale.
Ndër të tjerash, ajo foli edhe për takimin e saj të parë me tani bashkëpunëtorin Flori Mumajesi.
Dyshja kanë sjellë në treg disa këngë të paharrueshme, mirëpo Shkurta kujton momentin kur ajo u vërshua nga emocionet herën e parë që e takoi.
Ndiqni të plotë intervistën e saj në videon e mëposhtme. /Prive.al