Shkurte Fejza pas performancës së saj në Air Albania: “Ju dua përjetësisht”

By

Emocione pafund dhuroi ndeshja mes kombëtares shqiptare dhe Çekisë, ku kuqezinjtë e mbyllën me një rezultat 3 me 0.

Surprizë ishte edhe performanca e këngëtares Shkurte Fejza, e cila elektrizoi 22 mijë tifozë ndërsa këndoi këngën ‘Mora Fjalë’.

Video të momentit të bukur vërshyen rrjetet sociale me njerëzit shumë të ekzaltuar për fitoren dhe atmosferën në staidum.

Vetë Shkurtja hyri në llogarinë e saj në Instagram duke publikuar disa momente para performancës të cilën edhe ajo e përjetoi fuqishëm. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm