Këngëtarja e famshme kosovare e muzikës popullore, mbrëmë ka pasur natën e saj dhe e gjithë vëmendja e familjes është fokusuar tek ajo.
Duke qenë se ajo ka një familje të madhe e të bukur, nata nuk i ka shkuar pa një darkë e festë ku kryefjalë ishte “gëzuar”.
Vajza e këngëtares, Gresa Behluli, ka publikuar në profilin e saj në Instagram video e imazhe nga kjo natë, në të cilat Fejza nuk të jep aspak përshtypjen se e arriti atë moshë, ngase këngëtarja duket më e re dhe e kuruar.
Shkurte Fejza, këtë mbrëmje u bë 59 vjeçare, ndërsa karrierën në muzikë e kishte filluar qysh kur ishte 17 vjeçare, për të mos u larguar më asnjëherë nga ajo rrugë. /Prive.al