Morena i del në mbrojtje Stresit: “Më ka marrë malli për ty”

By

Gjatës ditës pas mbrëmjes së djeshme, Stresi i është rikthyer debatit në lidhje me veshjen e Xhulit. Ai i kishte thënë asaj se duhet të jetë më e kujdesshme në veshjet e ekzagjeruara.

Në diskutim ai ka shprehur se ka respekt për femrat shqiptare, duke theksuar se me më të bukurat ka fjetur në një krevat pasi i ka shoqe të ngushta.

Pas këtij debati në mbrojtje i ka dalë edhe Morena Taraku me një dedikim të gjatë në llogarinë e saj në Instagram për Stresin.

“Jam e sigurt që ti nuk ofendon asnjë femër dhe i respekton të gjitha. Aty brenda është një lojë dhe këtë duhet ta kuptosj vëllai im i dashur. Të kuptoj shumë mirë që brenda 4 mureve të gjithë banorëve çdo fjalë e dikujt ju lëndon shumë nganjëherë.

Nganjëherë fjalët marrin kahe të pa duhur por unë e di se ti nuk ke menduar të lëndosh askënd. Unë të njoh mirë dhe të çmoj shumë sepse ma ke vërtetuar dashurinë e sinqertë ndër vit edhe kjo më bën të shkruaj sot sepse të njoh më mirë se të gjithë.

Është një lojë, dukeni shumë bukur jashtë, janë momentet më të bukura të jetës që do i kaloni. Mos lëndoni njëri-tjetrin jepni dashuri dhe emocione të bukura.  Të dua shumë dhe më ka marrë malli për ty se stë kam parë që sa kohë. Të lutem tregoj dashurinë dhe respektin që ta ka mësuar nëna Shpresë. Ti nuk je vetëm një këngëtar që thur vargje por thur edhe shumë dashuri nga shpirti yt i bukur që ke. Këtë gjë dua ta tregosh brenda dhe ta kuptojnë të gjithë”, shkroi ajo. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm